Kosova

Do të ushqejë 1500 studentë më pak mensa studentore

Studentët thonë se një vendim i tillë i mbron ata nga infektimi me virusin korona.

Distancën po e mbajnë.

E një nga një po presin në radhë për të marrë ushqim.

E nga e hëna janë më të pakët studentet që po ushqehen në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Aty do të shërbehen vetëm ata që janë pranuar në konvikte.

Këtë e konfirmon edhe drejtori  i menzës në Qendrën e Studentëve Fahri Osmani.

Ai tha se numri i studentëve qe do të ushqehën në menzë gjatë kësaj kohe do të jetë për 1500 më pak.

Osmani shtoi se studentëve aty do t`u ofrohet vetëm shërbimi merr me vete.

Kurse këtë vendim duket se nuk e kanë pritur mirë studentët.

Megjithatë pajtohen pasi që është në të mirë të shëndetit të tyre.

Azizi shton se përkundër masave të marra numri i madh do të krijonte tollovi.

Ndërkohë që nga dita e hënë ka filluar akomodimi i studentëve tek  konviktet .

Ata edhe sot gjatë ditës u panë teksa vendosen nëpër dhomat e tyre.

Drejtori i Qendrës së Studentëve tha se pranimi i tyre do të vazhdojë deri të premtën. Ndërkohë deri në masat e tjera të marra nga Qeveria e Kosovës , në dhomat e konvikteve do të lejohet vetëm nga një student.