OPINION

Do të na kthehen shpejtë buzëqeshja dhe gëzimi në fytyrat tona..?!

Shkruan: Skënder MULLIQI
Edhe nëse kemi pasur sado pak humor, kjo pandemi e Koronavirusit, na e ka humbur. Në Kosovë nuk kemi rritje të madhe

Evropa, por edhe shumë shtete të botës janë sot në karantinë. Qeveria jonë ka qenë e menjëhershme në marrjen e shumë masave parandaluese, si masat më efikase kundër Koronavirusit.

Edhe personeli mjekësor është vu në gjendje vepruese .E di se vullneti ekziston të shumica për ta luftuar në mënyrë efikase dhe të përgjegjshme këtë lëngatë. Por, si duket një pjesë e politikës, nga kjo e keqe sikur po dëshiron më përfituar, e qe nuk ka turp më të madh.

Kjo kategori nuk e ka shumë dert pandeminë, së i kanë të gjitha kushtet që të mbrohen .Në anën tjetër një shumicë nuk i ka kushtet e banimit hiq të mira, nuk i kanë as gjërat elementare për tu mbrojt sipas udhëzimeve mjekësore. E këta njerëz më shumë të politikës dhe biznesit, moti e kanë lënë njërzillëkun anash.

Për 20 vite kanë bë “rrush e kumbulla”, jo vetëm buxhetin e varfër të Kosovës, por gati të gjithë pronën shoqërore.

E tash kur na ka ra hise një situatë e tillë emergjente, shumë kush sigurisht ka mbetur si është më së keqi më familje, e qe mirë do të ishte qe Qeveria urgjentisht të bën diçka hall, për tu dalë në ndihmë.

Mirë do të ishte që në vend të jetës virtuale që shumë ju kemi dhënë, dhe atë verbërisht, ti kthehemi realitetit dhe t’i ndryshojmë paradigmat mediatike. Sigurisht së shumica sot po shërbehen më portale dhe rrjete tjera sociale, për tu informuar për më të rejat rreth Koronavirusit.

Edhe në këto rrethana dikush qëllimisht dhe për leverdi ekonomike po fut frikë dhe panik të popullata .Kjo nuk është e papërgjegjshme dhe as e moralshme.

Sigurisht së të gjithë kanë emocione dhe frikë, por që më arsye ekziston optimizmi se edhe kjo e ligë do të tejkalohet në Kosovë, e në botë duke ju kthyer shpejt jetës normale.

Do të kalon edhe kjo histeri, por që nevojitet pak durim nga të gjithë ne. Ne sikur jemi mësuar tashmë të jetojmë më vështirësi historikisht, edhe pa mill në magje, së na kanë mbledh më fshesë shkijët e Serbisë, më disa nga shqipfolësit tanë.

Jemi mësuar të jetojmë mbyllur në etapa historike, e të mbyllur nga Evropa padrejtësisht edhe pse jemi në shekullin 21.

Sigurisht pas kalimit të kësaj epidemie bota do të duket më ndryshe, kështu edhe bota shqiptare. Asnjë popull nuk ka mundësi përjetësisht të sundohet nga padronët e politikës vendase dhe nga padronët e politikës ndërkombëtare.

Do të kapërcehet edhe sfida e quajtur-Koronavirus.

Do të na kthehen shpejtë buzëqeshja dhe gëzimi i zvetënuar në fytyrat tona… ?!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.