Kombëtare

“Do të jetë rikthimi i maskarenjve më të ndyrë që ka nxjerrë historia”, një nga themeluesit e PD kritikon platformën e demokratëve: Nuk bëhet byrek me krunde!

Një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Shenasi Rama tha në një lidhje me skype nga Amerika se nuk e sheh aspak me shpresë platformën e demokratëve për hapje të partisë.

Rama: Është një përpjekje për të marrë pushtetin duke mbledhur plehra. Nuk bëhet byrek me krunde. J anë të gjithë njerëz të stërdiskretituar në të gjitha nivelet në shoqërinë shqiptare. E vetmja armë që kanë është për të thënë jemi ne, nuk ka të tjerë.

PD në aleancë me Ilir Metën dhe Edi Ramën, pra Sali Berisha, Ilir Meta, Lul Basha dhe Edi Rama kanë rënë dakord që të ketë njëfarë rrotacioni politik në të cilin do të jetë rikthimi dhe riciklimi i maskarenjve dhe njerëzve më të ndyrë që ka nxjerrë historia e Shqipërisë.

E kanë pasur rastin me qeveri tre herë dhe kanë bërë atë gjë që ka qenë sjellja më kriminale e mundshme.Nuk mund të pritet që në kushet në të cilat është shteti shqiptar me këta njerëz dhe këto agjenda të ketë një ndryshim për të mirë.

Nëse njerëzit kërkojnë të bëjnë zgjidhjen më të vogël dhe ti japin besim dhe shpresë të ashtuquajturave struktura qesharake, karagjoze, të papjekura, jo profesionale, të lidhura me krimin dhe vegla të krimit sepse aq dosje sa ka PS ka LSI dhe PD, atëherë ata njerëz do të bëjnë një ndër gabimet më të pafalshme në historinë e tyre.

Jini në buzë të greminës, keni rënë në greminë, problemi është a do të vdisni apo do të vriteni më keq. E vetmja zgjidhje në këto kushte është një debat mbarëpopullor, rishikim, rikonsiderim i interesit jetik të shoqërisë shqiptare.

Përndryshe nëse Shqipëria do të shihet si pazari i Roskovecit e ardhmja me të cilën do të përballeni do të jetë një e ardhshme e tmerrshme.Pasojat do të shihen shumë shpejt, por zgjedhjet nuk duhet të kalojnë nga gjarpri te hijena.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483