ROZË

Do shtohen alkoolistët pasi Kylie shpërndau imazhe me alkool në gotë

Ajo tashmë është shumë e suksesshme në industrinë e kozmetikës. Falë produkteve të ndryshme që ka nxjerrë në shitje, ka arritur që brenda pak viteve të bëhet miliardere.

Dhe, tani duket se Kylie Jenner do ta zgjerojë veprimtarinë e saj, duke iu futur edhe industrisë së alkoolit.

Bukuroshja superseksi, e cila në gushtin e kaluar ka mbushur 21 vjet, ka aplikuar për të regjistruar markë tregtare, për të shitur pije alkoolike me emrin e saj, raporton TMZ.

Amerikania tashmë shet një mori produktesh kozmetike dhe veshje të ndryshme me emrin e saj.