Love & Sex

Do kryeni seks për herë të parë? Ja disa këshilla

Humbja e virgjërisë mund të jetë e frikshme për shumë femra prej miteve që të gjitha njohim rreth atij momenti. Edhe pse shumë femra shprehen se kanë pasur dhimbje, kjo nuk do të thotë se ato nuk kanë përjetuar kënaqësi. Komunikimi me partnerin rreth menyrës sesi funksionon seksi mund ta qetësojë situatën. Me pak ndihmë ne mund t’jua bëjmë këtë eksperiencë unike.

Sigurohuni që jeni gati për seks

Është normale të jeni nervozë natën e parë të dashurisë. Nëse nuk jeni rehat kur ju prek partneri, mbase duhet të prisni pak.

Komunikimi është çelësi

Flisni me partnerin dhe besojini atij. Në këtë menyrë ju do të përmirësoni lidhjen. Një partner i mirë do t’ju ndihmonte ta përballonit mirë të gjithë këtë ngjarje paksa të sikletshme. Nëse ai ju krijon shumë presion, mbase nuk është partneri i duhur për ju.

Zbuloni trupin tuaj

Duke njohur mirë anatominë, gjithçka do të jetë më e lehtë kur patnerja është e virgjër. Kur e dini ç’duhet të bëni, ankthi do të zhduket. Para se të eksperimentoni me partneren, bëjeni me veten njëherë.

Fokusohuni të klitorisi

Femrat rrallë kalojnë orgazmë pas penetrimit. Nga ana tjetër, stimulimi i klitorisit sjell menjëherë orgazmë. Një orgazmë para penetrimit do ulë dhimbjet te femra.

Përdorni mjete mbrojtëse

Mjetet mbrojtëse shmangin shtatëzanitë e padëshiruara dhe sëmundjet suksualisht të transmetueshme. Duke qënë të mbrojtur, ju do të jeni njëkohësisht edhe më të qetë.

Përdorni lubrifikantë

Lubrifikanti ul dhimbjen dhe fërkimin mes organeve tuaja. Ajo ndalon edhe çarjen e prezevativëve gjatë seksit. Përdoreni atë para penetrimit.

Mos nxitoni

Që të shijoni momentin, në vend që të nxitoni për të mbaruar, jepi kohë vetes dhe partnerit gjatë gjithë kohës që kryeni mardhënie.

Flisni mbi dëshirat tuaja

Mos kini turp të pyesni për gjërat që do dëshironit në një moment të caktuar. Kështu nuk do përballeni me refuzime të papritura gjatë intimitetit.