SPORT

Distria Krasniqi mund rusen Sabi Giliazova, prek finalen në Lisbonë

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka kaluar në finale të Kampionatit Evropian në xhudo.

Krasniqi në gjysmëfinale fitoi ndaj ruses Sabi Giliazova, duke arritur kështu edhe një medalje evropiane.

Mirëpo, mbetet tashmë të shihet në finalen ndaj dy herë kampiones së botës, ukrainases Daria Bilodid, nëse Krasiqi do ta fitojë të artën apo të argjendtën.