Bota

Djegia e Notre Dame, ISIS feston: Paçi një ditë të mbarë(FOTO)

Thuajse e gjithë bota është sensibilizuar me Francën pas djegies së një prej objekteve ikonë të saj, Katedrales së Notre Dame, por jo terroristët e ISIS.

Në rrjetet sociale ata kanë postuar një poster ku dallohet Katedralja e Notre Dame në flakë, dhe e shkruar në arabisht “Paçi një ditë të mbarë”.

Gjithashtu fotoja e publikuar shoqërohej edhe me mesazhin: “Është dita për t’i thënë lamtumirë këtij tempulli”.