Djali i Vokrrit: Futbolli i tejkalon shumë gjëra, e kjo është vlera të cilën e ka përçuar babai im

Gramoz Vokrri, djali i legjendës së futbollit të Kosovës Fadil Vokrri, gjatë zbulimit të shtatores së babait të tij pranë stadiumit në kryeqytet, tha se futbolli i tejkalon shumë gjëra e kjo është vlera të cilën e ka përçuar vet Fadil Vokrri.

Tutje, Vokrri bëri thirrje që kjo shtatore lë të shërbejë për gjeneratat e reja një inspirim se me punë, angazhim e vullnet mund të arrihet gjithçka.

“Ky stadium, kjo kombëtare, kjo federatë është një realitet i padiskutueshëm që u ndërtua falë këtij mentaliteti”, u shpreh djali i Fadilit, Gramoz Vokrri.

Go to TOP