SPORT

Djajtë e Kuq nuk e duan Mauricio Pochettinon

Manchester United duket se nuk i do shërbimet e Mauricio Pochettinos.

Djajtë e Kuq thuhet se i kanë bërë me dije Ole Gunnar Solskjaerit se puna e tij është e sigurt dhe nuk po e mendojnë shkarkimin e tij.

Trajneri argjentinas u shkarkuar para pak javësh nga Tottenham Hotspuri, duke u zëvendësuar nga Jose Mouriho, e që tani kërkon një skuadër të re.

Por, United nuk është i interesuar që ta shkarkojë norvegjezin dhe dëshiron që të vazhdojë me të deri në fund të këtij sezoni.

Për Pochettinon thuhet se interesim kanë shprehur edhe Arsenali e Bayern Munichu, por ende nuk ka ndonjë ofertë konkrete nga të dyja skuadrat. 

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483