Rajoni

Ditmir Bushati për rrëzimin e qeverisë: Është një ngjarje e cila do ta njollosë një kohë të gjatë kuvendin

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati lidhur me votimin e mocionit për rrëzimin e qeverisë nga ana e deputetëve të Kosovës, ka thënë se kjo do të jetë një ngjarje e cila do ta njollos për një kohë të gjatë Kuvendin.

Deputeti i Partisë Socialiste duke folur në Euronews Albania, u shpreh se Kosova dhe Serbia duhet të arrijë një marrëveshje përfundimtare që bazohet mbi të drejta e jo mbi territore.

“Në këtë kohë të pandemisë, në Kosovë për fat të keq ka një kacafytje. Është një ngjarje e cila do të njollos për një kohë të gjatë atë sallë atje. S’ka asnjë diskutim për çkapjen e shtetit apo për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për as ato reformat në luftën kundër korrupsionit dhe hajnisë për ta shkyqyr Kosovën nga izolimi që siguron procesin e liberalizimit të vizave, por tema është në një drejtim që nuk i shëben perspektivës as afatë të shkurtër, e as afatë të mesme dhe për fat të keq as afatë gjatë të Kosovës”, ka thënë Bushati.

A ka shtuar se një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e mundur.

“Unë mendoj se Kosovës i duhet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë që bazohet mbi të drejta e jo mbi territore. Rasti më i fundit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, e vërtetonë këtë që po e them, sikundër incidenti në Bonjë e Hercegovinë duhet të jetë sinjal alarmi për të gjithë politikanët në Kosovë dhe për të gjithë ata që përbetoheshin në Kuvend, që një marrëveshje është e mundur por vetëm mbi bazën e të drejtave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shtuar ai.

Në fund, ai ka thënë se, “çdo logjikë e shekullit XIX do ta dëmtonte jo vetëm Kosovën, jo edhe faktorin shqiptar por do të hapte një spirale nga e cila nukdo të kishte asnjë garanci se ku do të ndalet”. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.