SPORT

Ditëlindjen e 33-të Basha e feston me gol, Melbourne Victory shënon fitore bindëse

Mesfushori shqiptar Migjen Basha sot ka festuar ditëlindjen e tij të 33 në mënyrën më të mirë të mundshme.

Basha, që u bashkua para dy muajve me Melbourne Victoryn, shënoi në fitoren prej 4 me 0 ndaj Newcastle Jets, transmeton Koha.net.

33 vjeçari shënoi gol në minutën e 61 të ndeshjes, që ishte edhe goli i tij i parë në ligën australiane.

Golat e tjerë u shënuan nga Kruse, Nabbout e një autogol nga Millari.

Aktualisht Melbourne Victory në vendin e shtatë ka 15 pikë, kurse në vendin e fundit Newcastle Jets ka nëntë pikë.