Dita Ndërkombëtare e Sindromës Down, LDK: Le të punojmë për një shoqëri të barabartë

Në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se është e përkushtuar ndaj vlerave dhe të drejtave të personave me këtë sindromë.

Përmes një postimi në Facebook, LDK tutje thotë: “Le të punojmë për një shoqëri të shëndoshë dhe të barabartë”.

“Secili person ka vlerën dhe potencialin e tyre unik. Lidhja Demokratike e Kosovës është e përkushtuar ndaj vlerave dhe të drejtave të personave me Sindromën Down, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes dhe mbështetjes së tyre në shoqëri. Në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Doën, le të punojmë për një shoqëri të shëndoshë dhe të barabartë”, thuhet në postim.

Go to TOP