Bota

Dita më e nxehtë në histori, në Australi festohet Krishtlindja me bikini

Dita e djeshme ishte më e nxehta e vitit në Australi , sa i përket matjes së temperaturës mesatare kombëtare, duke arritur në 40.9 gradë Celsius.

Byroja e Meteorologjisë tha se nxehtësia tejkaloi rekordin e mëparshëm, prej 40.3 gradë Celsius, të vendosur më 7 janar të vitit 2013.

Matja e mesatares së temperaturave maksimale në të gjithë vendin është masa më e saktë e përcaktimit të fuqisë së një vale nxehtësie.

Ky rekord i ri vjen, teksa vendi po lufton me një krizë të thatësisë dhe zjarreve. Të martën, disa vende regjistruan temperatura mbi 45 gradë Celsius.

Shkencëtarët kishin parashikuar që nxehtësia më e lartë mund të shënohej më vonë gjatë javës, që do të thotë se rekordi mund të prishej përsëri.

Kryeministri Scott Morrison është kritikuar për përgjigjen e tij ndaj katastrofave natyrore dhe politikave të qeverisë së tij për klimën.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.