Kosova

Dita e shtatë e protestave në veri të Kosovës, ja si është situata atje

Protesta e serbëve nga Kosova, të pakënaqur me vendosjen e forcave speciale të policisë në vendkalimet administrative të Jarinjes dhe Bërnjakut, si dhe vendimi i Prishtinës për zëvendësimin e targave, hyri në ditën e shtatë. Situata është ende e qetë, por e tensionuar.

Gjatë ditës së djeshme, disa avionë të ushtrisë serbe fluturuan mbi Jarinje dhe Bërnjak.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq nga Nju Jorku, tha se Serbia është gati për dialog, dhe është e qartë se Prishtina nuk është.

Ajo i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të këmbëngulë që Prishtina të fillojë të zbatojë atë që ishte rënë dakord në Bruksel, dhe veçanërisht për të formuar Bashkimin e Komunave Serbe.