SPORT

Distria Krasniqi me “ipponin” e dytë më të mirë në vitin 2019

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, e ka mbyllur me shumë sukses vitin 2019, me fitore spektakolare.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos – IJF ka bërë përmbledhjen e top 20 fitoreve të xhudistëve me “ippon”, transmeton Koha.net.

Krasniqi është përzgjedhur me ipponin e dytë më të mirë në vitin 2019, të cilin e kishte shënuar në Tokio, aty ku edhe rrëmbeu medaljen e bronztë në Botërorin e seniorëve.

Kujtojmë se Distria Krasniqi është xhudistja kosovare e ranguar më së larti në ranglistën botërore. Derisa është e para në ranglistën olimpike në kategorinë e saj, atë deri 48 kilogramë.

E vitin 2019 e mbylli me të artën në Mastersin e mbajtur në Kinë. Kurse, kishte fituar të argjendtën në Grand Prix e Budapestit dhe të artën në Antalya.

Më poshtë mund të shikoni top 20 fitoret më të bukura këtë edicion në xhudo, përfshirë edhe ipponin spektakolar të Distria Krasniqit.

Shfaq më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published.