Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.

Xhudistja jonë ka fituar medaljen e bronztë me anë të repesazhit në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Distria në luftën për medalje mundi izraeliten, Gefen Primo, pas një loje shumë të mirë.

Kjo është kjo medalja e dytë e bronztë botërore për Krasniqin në karrierën e saj.

Ndryshe, pejania e nisi Kampionatin mirë duke fituar në raundin e dytë ndaj xhudistes Lin Hsuan Hsu nga Taipei Kinez dhe më pas ndaj italianes Giuffrida Odette, e cila mori tri penalizime.

Në çerekfinale, Distria e mposhti xhudisten nga Mongolia, Khorlooodoi Bishrelt, ndërsa në gjysmëfinale u mposht me ‘pikë të artë’ nga britanikja Chelsie Giles.

Kampionia në këtë kampionat u udhëhoq nga ish bashkë-lojtarja, tani trajnerja Majlinda Kelmendi. 

Go to TOP