Show Biz

‘Dissat’ mes Dafina Zeqirit dhe Taynës, Adelina Ismaili bën këtë veprim

Adelina është pozicionuar në përballjen Tayna-Dafina.

Ditët e fundit, është komentuar shumë në publik raporti mes Dafina Zeqirit dhe Taynës, shkruan lajmi.net.

Thuhet se dyshja i kanë prishur raportet bazuar në ‘dissat’ e fundit mes tyre, ani pse më parë kishin bashkëpunuar edhe për një këngë.

Së fundi, ishte Adelina Ismaili ajo e cila është pozicionuar në përplasjen mes këtyre dy artisteve, duke ndarë me ndjekësit ‘freestyle-n’ e Taynës.

“Wooow! Wow! Si më ka ikur kjo. Tjetër nivel. Të flasim për komplekset babe”, janë fjalët e Adelinës sipër postimit.

Kujtojmë se Adelina Ismaili kohën e fundit ka marrë vëmendjen me paraqitjet në rrjete sociale.