Kosova

Diskutim virtual me temë “Nevoja për edukim medial në kohën e pandemisë”

Me rastin e shënimit të 3 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, studentët e vitit të tretë të Degës së Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, do të organizojnë diskutim virtual me temë “Nevoja për edukim medial në kohën e pandemisë”.

Ata do të prezantojnë gjetjet nga hulumtimet dhe analizat e tyre lidhur me ndikimin e lajmeve të rreme tek audienca kosovare gjatë pandemisë, besueshmërinë e publikut në televizion, mediat online dhe rrjetet sociale gjatë pandemisë, qasjen e audiencës karshi vaksinës dhe besueshmërinë ndaj teorive konspirative, ndikimin e imazheve televizive rreth Covid 19 tek audienca etj.

Diskutimi mbahet të hënën, 3 maj 2021 nga ora 10:00 përmes platformës Google Meet.

Linku për qasje: https://meet.google.com/csq-xpdh-tzq