Bota

Disa viktima nga sulmi i armatosur në Australi

Një person i armatosur vrau katër persona dhe plagosi një tjetër në pesë vende të ndryshme në qytetin australian të Darvinit, thanë zyrtarët.

I dyshuari 45 vjeçar, i cili ishte i njohur për policinë, u arrestua një orë pasi të shtënat e para u raportuan.

Kryeministri, Scott Morrison, tha se vrasja nuk ishte e lidhur me terrorizmin.

Edhe policia tha se nuk beson se sulmi ishte terrorist.

“Në këtë fazë nuk besojmë që ky është terrorizëm. Ky është një individ i cili ka vepruar i vetëm”, u tha gazetarëve komisionari i policisë, Reece Kershaw.

Sulmet u kryen në një motel dhe një kafiteri.

Ky është një nga sulmet më të dhunshme në vitet e fundit në Australi.

Australia ka disa nga ligjet më të ashpra të kontrollit të armëve, të miratuara më 1996 pasi një person i armatosur vrau 35 vetë në Port Arthur në ishullin e Tasmanisë.