Hi Tech

Disa ueb-faqe të mëdha në botë, përkohësisht jashtë funksionit

Disa faqe të internetit në të gjithë botën ishin të martën përkohësisht jashtë funksionit.

Media të mëdha, si: BBC, Financial Times, Guardian, New York Times, Bloomberg, CNN dhe Le Monde, njoftuan se ueb-faqet e tyre nuk punonin.

Probleme raportoi edhe ueb-faqja e shitjeve online Amazon.com dhe ueb-faqja e Qeverisë britanike gov.uk.

Të gjitha prej tyre më vonë u rikthyen në funksion.

Ueb-faqet e prekura shfaqnin mesazhin: “Error 503 Service Unavailable” (Gabimi 503, shërbimi nuk është në dispozicion).

Raportet e hershme sugjeruan se ndërprerjet mund të kishin lidhje me ofruesin e shërbimeve Fastly, i cili përforcon shumë faqe të mëdha në internet.

Fastly tha se është duke hetuar problemin me rrjetin global të shpërndarjes së përmbajtjes.