Kosova

Disa rrugë në Prishtinë mbeten pa ujë, ja pse po ndodh

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në rrugën “Agim Ramadani”, “Tring Smajli” dhe “Bajram Kelmendi” me zonat e vogla përreth tyre në Prishtinë, që nga mbrëmë janë me mungesë të ujit të pijshëm.

Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit që nga nata e kaluar janë në vendin e ngjarjes për të sanuar defektin.

“Me të gjitha mundësitë dhe pajisjet teknike janë duke e bërë të pamundurën për të sanuar defektin sa më shpejtë. Tash për tash, u kemi bërë thirrje edhe Inspeksionit të Komunës së Prishtinës që të dalin në vendin e ngjarjes për shkak që, infrastruktura nëntokësore e disa kompanive të tjera publike po na e pamundëson lëvizjen dhe ndërrimin e gypit të vjetër të azbestit me diametër fi 80 mm”, thuhet në njoftim.