Kosova

Disa orë pas vendimit të ekstradimit në ShBA, gjendet i vdekur miliarderi amerikan i antivirusit McAfee

Manjati anti-virus amerikan John McAfee, u gjet i vdekur në një qeli burgu spanjoll. Mediat e huaja raportojnë se John u gjet i vdekur disa orë pas vendimit për ekstradimin e tij në SHBA.

John McAfee, krijuesi i softuerit antivirus McAfee i dënuar për evazion fiskal u arrestua në aeroportin e Barcelonës në tetor të vitit 2020.

Ai tha në seancën e ekstradimit se akuzat kundër tij ishin të motivuara politikisht.

Personeli i sigurisë në burgun Brians 2 pranë qytetit verilindor të Spanjës u përpoq të ringjallte McAfee, i cili ishte 75 vjeç por ekipi mjekësor i burgut vërtetoi vdekjen e tij.