Kosova

Disa kosovarë kapen duke kaluar ilegalisht kufirin ndërmjet Meksikës e ShBA-së

Agjentët e Patrullës Kufitare të ShBA-së kanë bërë një arrestim masiv të njerëzve, të cilët ishin kapur pasi kishin kaluar ilegalisht lumin Rio Grande për të hyrë në Teksas nga Meksika.

Fox raporton se në mesin e të arrestuarve janë edhe disa persona nga Kosova, kryesisht familje dhe fëmijë të pashoqëruar, transmeton Koha.net.

Të enjten në mëngjes u arrestuan 113 persona nga Hondurasi, Guatemala, El Salvadori dhe Kosova.

Sektori i Luginës së Rio Grandes aktualisht po bën fushata të shumta që kanë fokusin kryesor në shpëtimin dhe ndërgjegjësimin e rrezikut në lidhje me kontrabandën njerëzore.

“Ata janë njerëz, jo mallra”, është motoja e kësaj fushate.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.