SHËNDETËSIA

Disa këshilla vetë menagjuese të situatës momentale të krijuar nga virusi covid-19

Shkruan: Lule Alidema Zejnullahi- Psikologe
  • Zgjohu me mendim pozitiv, është vetëm një virus dhe do të kalohet, ka një limit kohe, kalon,
  • Bëj një dush, ndihesh më i/e relaksuar, më i/e freskët,
  • Ushqehu si çdo ditë tjetër, pa u ndikuar nga mendimet negative që të japin stres dhe të shtyejnë të ushqehesh gabimisht dhe më shumë,
  • Mblidh anëtarët e familjes të pini kafen bashkë, drekoni, darkoni bashkë,
  • Fillo rreth rregullimit të ambientit në shtëpi, pastërtia është shëndet, si dhe ndjenjë e mirë, ndihesh më i dobishëm për veten dhe familjen, ndihesh më i/e relaksuar, në të kundërtën do të ndjesh dremitje dhe lodhje,
  • Filloni me ndonjë aktivitet që bën më me dëshirë, lojë, vizatim, shkrim, lexim, muzikë, instrumet, gatim, thurrje, qepje, rregullim kopshti, etj,
  • Mos debato e egzagjero lajme qofshin edhe të vërteta, mundohu të gjykosh e arësyetosh drejt, jo qka thuhet bëhet, dhe jo qka bëhet thuhet,
  • Nëse je kryefamiljarë/e ke obligime dhe detyra shtesë, gjithë familja kanë sytë e besimin tek ju, kujdes si e menagjon situatën, fjala jote ka peshë, sidomos te fëmijët nëse ke rreth vetes,
  • Mos parashiko rreziqe pa bazë,
  • Mos gjyko në mungesa të ushqimit para anëtarëve më të rinjë të familjes,
  • Mos u panikoni kot, nëse kujdeseni për veten dhe u përmbaheni rekomandimeve të profesionistëve asgjë nuk do të ndodhë,
  • Shiqo rezultatin final të problemit, jo gjithë pësojnë nga një virus,
  • Nëse kujdesemi e mbyllemi një kohë në shtëpi nuk do të thotë se jeta jonë kërcënohet, ne bëjmë këtë që mos të përhapet infeksioni nga virusi,
  • Beso se nuk do të keni probleme, besimi të shtyen të mendosh pozitivisht, me ç’rast ke imunitet më të fortë,
  • Mos krahaso, si pësoi tjetri, shiqo arësyet, gjithë jemi të ndryshëm si në aspekt fizikë dhe psikologjikë,
  • Nxjerr në pah anët pizitive tuaja,
  • Mos ju refero një problemit apo sëmuerje që kishe dikur që mund të lidhet me të sotmen, organizmi ndryshon, përmirësohet rigjenerohet,
  • Bashkëbisedo me fëmijët, fëmiju mendon se prindi është ai që mundet të ndryshoj, bëjë, ndaloj gjithëçka, besimi dhe shpresa e fëmijës është tek prindi,
  • Krijo, shpik si prind lojëra relaksimi për fëmijën, mos gjyko ndonji gabim poqëse bëri, ai është vetëm një fëmijë, misioni tij është të bëjë atë që bënë,
  • Bëhu prind tolerant, tolero, dëgjo, këshillo, relakso pa bërë zhurmë,
  • Jo autoritet karshi fëmisë por marrëveshje, mirkuptim,
  • Trego sa e don fëmijën, thuaja ngase i jep siguri e vetbesim,
  • Bëhu prind model i mirë, fëmiju rritet e modeli mbetet…
  • BESO SE KJO ËSHTË JETA PËRBALLJE ME SFIDA TË NDRYSHME, SHPRESO….!

Respekt për ju; Lule Alidema Zejnullahu