Kombëtare

Disa fshatra nga Prizreni mbeten pa ujë shkaku i një prishjeje në…

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar konsumatorët e saj për një defekt në gypin furnizues fi 400, në fshatin Fortesë të Rahovecit.

Përmes një njoftimi për medie, KRU “Gjakova”, njofton se për shkak të punimeve, pa furnizim me ujë do jenë fshatrat: Fortesë, Celinë, Krushë e Madhe, Nagavc, Hoçë e Vogël, Krushë e Vogël, Piranë, Retijë, pastaj fshatrat e Hasit: Krajkë, Bregdri, Zym dhe Shengjergj.

Njoftimi i plotë:

Njoftojmë konsumatorët e rajonit të Prizrenit se për shkak një defekt në gypin furnizues fi 400, në fshatin Fortesë, dhe punimeve për riparimin e tij pa furnizim me ujë do jenë këto fshatra: Fortesë, Celinë, Krushë e Madhe, Nagavc, Hoçë e Vogël, Krushë e Vogël, Piranë, Retijë, fshatrat e Hasit: Krajkë, Bregdri, Zym dhe Shengjergj.

Ekipi teknik po bën përpjekje që punimet të kryhen sa më shpejtë që është e mundur, thuhet në njoftimin e KUR “Gjakova”.