Bota

Disa burra ia vranë qenin në Afganistan, me arsyetimin se “gratë s’lejohen t’i mbajnë”

Sahba Barakzai së bashku me familjen e saj dhe qenin e tyre të racës haski dilnin të shëtisnin në malet afër shtëpisë së tyre në perëndim të Afganistanit, çdo të premte.

Por, të premten e kaluar shëtitja e tyre u kthye në tragjedi, pasi një grup prej disa burrave vranë qenin e tyre duke i thënë Sahbas se “grave nuk u lejohet të kenë qen”. 

Sahbas thotë për BBC se vrasja e qenit të saj ka të bëjë me diçka tjetër, e që sipas saj është për shkak se ajo mëson vajzat sportin e karatesë, përcjell rel.

“Ne ende nuk e dimë arsyen e tyre (për vrasjen e qenit) por mendojmë se e kanë bërë për shkak të karrierës së saj. Ajo është gruaja e parë që udhëheq një klub dhe kjo gjë është tabu”, thotë motra e saj, Setayesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.