ROZË

Diplomon vëllai i Rita Orës, këngëtarja shqiptare ndihet krenare për të

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur për publikun. 

Duke qenë se është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ajo nuk ngurron të ndajë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

K

Ditën e sotme biondja është parë duke kaluar kohë më shumë me familjen, pasi vëllai i saj i vogël ka diplomuar në një nga universitetet më të mira në Londër, në “Regent’s University London”.

Rita Ora (Foto: Instagram/ritaora)

“Motër krenare, ju jeni i vogli im i preferuar, por jo i vogël më”, ka shkruar në njërën prej imazheve Rita, ndërsa në tjetrën e uron atë: “Ti e bëre këtë, urime diplomimi”.

Krahas kësaj, bukuroshja jonë po vazhdon të jetë e angazhuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme.

Për herë të fundit ajo ka performuar në një festival në Zvicër në “Montreux Jazz Festival”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.