Kosova

Diplomatja gjermane në Prishtinë, u kërkon VV’së e LDK’së ta bëjnë sa më shpejt Qeverinë

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka bërë të ditur se është takuar me Susanne Schütz, Drejtoreshën për Evropën Jug-Lindore, Turqi dhe shtetet anëtare të Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë në Ministrinë e Jashtme Gjermane.

Jahjaga ka shkruar se me Schutz kanë biseduar për thellimin e raporteve në mes të dy shteteve, teksa është shprehur se e ka falënderuar edhe për mbështetjen e  Gjermanisë ndaj Kosovës.

“Biseduam për thellimin e raporteve në mes të vendeve tona dhe e falënderova për mbështetjen e pakusht të Gjermanisë ndaj Kosovës”, ka deklaruar ish-presidentja, transmeton Kosova.info.

Diplomatja gjermane iu ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, që institucionet të formohen sa më shpejtë.

“Në takim folëm edhe për nevojën e formimit sa më të shpejtë të Qeverisë në Kosovë dhe shmangien e vakumit institucional”, thuhet në shkrimin që Jahjaga e ka publikuar në Facebook.

I pranishëm në takim ka qenë edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Christian Held.

Postimi i plotë:

Atifete Jahjaga

Sot pata një takim të shkëlqyeshëm me Susanne Schütz, Drejtoren për Evropën Jug-Lindore, Turqi dhe shtetet anëtare të Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë në Ministrinë e Jashtme Gjermane. Biseduam për thellimin e raporteve në mes të vendeve tona dhe e falënderova për mbështetjen e pakusht të Gjermanisë ndaj Kosovës. Në takim folëm edhe për nevojën e formimit sa më të shpejtë të Qeverisë në Kosovë dhe shmangien e vakumit institucional.

Fotografia e Atifete Jahjaga
Fotografia e Atifete Jahjaga