Kosova

Diplomacisë kosovare po i mungon fokusimi tek pesëshja evropiane

“Po ashtu fokusi duhet të jetë në vendet e BE-së, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dhe nuk vërehet që ka një angazhim të duhur në atë drejtim”, thotë Murtezi

Ndërsa flitet për finalen e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, diplomacia e Kosovës nuk po ndërmerr asnjë hap për lobim në pesë vendet që ende nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës në raport me diplomacinë serbe e cila me gjithë arsenalin politik e diplomatik është fokusuar në këto vende. Shqetësues është fakti që ende nuk janë dekretuar një pjesë e madhe e madhe e ambasadorëve në vendet e jashtme.

Analistë serb mendojnë se diplomacia serbe duhet të ketë të përqendruar vëmendjen tek pesë vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Profesori i së drejtës ndërkombëtare në Beograd Dejan Miroviq ka thënë për mediet ruse shfaqi bindjen se qeveria duhet të kthehet nga ajo pjesë e BE që e mbështet dhe që dëshiron të kyçen në procesin çështjes së Kosovës me theks Spanjën.

“Kjo do të përforconte pozicionin tonë në bisedime por me siguri do të ndikonte te anëtarët e tjerë që nuk njohin Kosovën të aktivizohen. në të kundërtën lehtë mund të ndodhë se nëse gjërat qëndrojnë sikurse tani, që vërtet pas gjithë asaj fshehet plani që Kosova dhe Shqipëria të bashkohen dhe të hyjnë kështu në BE. Por një nuk mund ta kenë madje edhe nëse e bëjnë këtë, ulësen në KB”, thotë ai.

Ish zëvendës ministri i jashtëm Valon Murtezi konsideron se diplomacia e Kosovës duhet të fokusohet në pesë vendet e BE që nuk e kanë njohur ende Kosovën. “Diplomacia e Kosovës, duhet të jetë mirë e konsoliduar të kryej misionin e saj në mënyrë efektive. Aktualisht, është e fragmentuat, jo konsistente, dhe me paqartësi të theksuara në emërime. Kjo e bën funksionimin e vështirë.

Po ashtu fokusi duhet të jetë në vendet e BE-së, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dhe nuk vërehet që ka një angazhim të duhur në atë drejtim”, thotë ai për Kosova.info. Ditëve të fundit mjaft shumë flitet nga mediet serbe për interesimin e disa vendeve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë sikurse Spanja për kyçjen e saj në procesin e dialogut.

Aleksandër Gajiq nga instituti për studime evropiane e sheh një favor të mirë qëndrimin e Spanjës. “Serbia këtu mund të manovrojë tek shtetet miqësore të krijojë një hapësirë, të tregojë se kërkon që të respektohen interesat e saj, që procesi edhe nëse nuk mund të prodhojë asgjë, të zgjasë edhe një kohë dhe të theksoj kërkesat e saj që do të vinin nga opinioni publik evropian, ku kryesisht, për fat të keq janë te renditur nga shqiptarët”, thotë Gajiq.  /L.BEKAJ-Kosova.info/