SPORT

Dinamo i Zagrebit thotë se paratë nga shitja e biletave kundër Varazhdit e Lokomotivës do t’i dhurojë për Shqipërinë

Dinamo i Zagrebit ka paralajmëruar se do t’i dhurojë të gjitha paratë e mbledhura nga shitja e biletave në ndeshjet kundër Varazhdit dhe Lokomotivës, për viktimat e tërmetit në Shqipëri, transmeton Koha.net.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjete sociale.

Ata thonë se kjo do të bëhet përmes një llogarie speciale, ku të gjitha të ardhurat do të shkojnë për viktimat që mbetën nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.