Kuriozitet

Dilema e shekullit: A është mace apo qen?

Një foto është bërë virale në rrjetet sociale. Përdoruesit janë duke u sfiduar nga imazhi i një kafshe. Dilema që e ka krijuar ajo mund të artikulohet më së miri nëpërmjet pyetjes: A është mace apo qen?

Personat që i pëlqejnë kafshët shtëpiake zakonisht ndahen në njerëz që i duan qentë dhe njerëz që i duan macet. Megjithatë, një krijesë që është paraqitur në internet mund t’i kënaqë të dyja grupet.

Në fakt, Dui – qeni nga Vietnami – ka nxitur shumë reagime në internet pasi duket i ngjashëm me macet për shkak të gëzofit të trashë dhe veshëve me maje.

Qeni i vjetër vetëm 10 javë ka ngjyrë të përhimë dhe duket shumë i shoqërueshëm.

Pronarët e tij e hapën një faqe në Facebook me emrin e qenit javën e kaluar, ndërsa ai tashmë i ka mbledhur 43 mijë pëlqime.

Ata thanë se ky qen është racë e përzier mes një qeni autokton të Vietnamit dhe një race tjetër me këmbë të shkurtra, pa ia përmendur emrin.

Disa komentues u habitën me pamjen e qenit, duke ngjallur ndryshime për llojin e tij.

Sido që të jetë, kafsha tashmë është bërë senzacion në internet, sidomos për personat që i duan kafshët.