Bota

Diktatori Jong Un shijon një koncert të rrallë

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka shijuar një koncerte të rrallë në Pionjang.

Përkrah e kishte hallën Kim Kyong Hui, që bëri paraqitjen e parë publike pas gjashtë vjetësh kur nipi ia ekzekutoi bashkëshortin për shkaqe politike.

Ajo është motra e ish-diktatorit Kim Jong Il, dhe kishte një rol të madh në vitet e para të udhëheqjes së nipit Kim Jong Un.

Halla nuk u shfaq para publikut që prej vitit 2013 kur nipi ia ekzekutoi bashkëshortin Song Haek, që konsiderohej si njeriu i dytë më i fuqishëm në Korenë Veriore.

Çifti ishte i fuqishëm prapa liderit të ri që mori drejtimin e pushtetit nga babai në dhjetorin e vitit 2011.