EKONOMI

Digjitalët e Kosovës në Panairin e Shkupit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Panairin Digjital EXPO” në Shkup të Maqedonisë, në kuadër të pjesëmarrjes së Kosovës në Samitin Digjital të Shkupit, i shoqëruar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj.

“Ndjenjë e mirë se si të rinjtë tanë, të shkolluar dhe tejet aktiv e kanë gjetur vet rrugën e tyre drejt kapërcimit të kufijve dhe prezantimit në tregun rajonal”, tha Kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj, bashkë me pjesëmarrësit e tjerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, vizituan këtë panair për t’u njohur më afër me mundësitë e bashkëpunimit në fushën digjitale përmes prezantimeve të produkteve dhe shërbimeve inovative dhe duke parë potenciale për një partneritet më të mirë në sektorin publik dhe atë privat.

Në EXPO 2018 prezentë ishin edhe kompani të njohura nga Kosova, derisa u promovuan edhe Start Up biznese të themeluara nga të rinjtë kosovarë dhe të mbështetura nga Oda Ekonomike Gjermane në Kosovë dhe GIZ-i.

Vizita e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në Shkup të Maqedonisë po bëhet në kuadër të përfaqësimit të Kosovës në Samitin Digjital të Shkupit. /Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483