Kombëtare

Digjet një shtëpi në Obiliq

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një incident zjarri ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Obiliq, shkruan kosova.info.

Viktima mashkull K/Ashkali ka raportuar derisa kanë qenë duke fjetur, shtëpia e tij e banimit është kapluar nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa vlera e dëmit nuk dihet, por shtëpia është djegur dhe tani është e pabanueshme.

Viktima së bashku me familjen gjashtë anëtarëshe është strehuar tek të afërmit e tij. Për momentin nuk dihet shkaktari i zjarrit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.