Kombëtare

Digjet një pjesë e Gjykatës Themelore të Pejës

Në orët a para të mesnatës një zjarr ka rënë në Gjykatën Themelore të Pejës. Dëmet mendohet se janë të konsiderueshme si në materiale, letra, arkiv ashtu edhe në teknikë.

Policia Rajonale e Pejës, Brigada e Zjarrfikësve të Pejës, Eksperti i Zjarreve dhe prokurori i Shtetit menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes.

“Njëshi” ka përcjellë nga afër rrjedhën e ngjarjes dhe konsiderohet se dëmet janë të konsiderueshme.

Zjarri është arritur të sanohet falë zjarrfikësve për të mos u përhapur në përmasa shkatërruese.

Shkaqet e zjarrit zyrtarisht nuk dihen.