Rajoni

Digjet makina e oficerit të krimeve në Shkodër

Makina e një oficeri krimesh në policinë e Shkodrës është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm

Nga informacionet e para mësohet se makina ishte në pronësi të Arbër Dulit.

Nga hetimet e para dyshohet se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 04:00 në lagjen e njohur si “Mahalla e Çakajve”.