Kronika e zezë

Digjet edhe një shtëpi në Prishtinë

Një shtëpi është djegur në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Zjarri ka arritur të lokalizohet dhe nuk raportohet për të lënduar, njofton Klan Kosova.

Rastin për KlanKosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 19:00 është raportuar për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Policia menjëherë pas informatës ka dalë në vendin e ngjarjes. Janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Policia po punon për hetimin e rrethanave të rastit” ka thënë Borovci.

Në mbrëmjen e sotme nga zjarri u kaplua edhe një banesë në lagjen Ulpiana në Prishtinë.