Kosova

Digjet çatia e objektit të ish-kooperativës bujqësore

Në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë çatia e objektit të ish-koperativës bujqësore në fshatin Magure të Lipjanit.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës. Njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti vazhdon të hetohet.

“Fsh. Magure, Lipjan 19.06.2021-18:29. Është raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë çatia e objektit të ish-operativës bujqësore. Njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.