Kosova

Digjet banesa në Prishtinë

Gjate ditës së sotme rreth orës 14:34 një banese është përfshirë nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, rruga “Rrustem Statovci”, ku i menjëhershëm ka qenë reagimi i zjarrfikësve të komunës.

Falë punës së tyre zjarri arriti të shuhej me kohë duke mos u përhapur edhe më tepër.

Udhëheqësi i ekipit të zjarrfikëse Murat Haliti për Kosova.info bënë të ditur qe arsyet e shkaktimit të këtij zjarri nuk dihen akoma, persona të lënduar për fat të mirë nuk ka kurse ka dëme te konsiderueshme materiale.

“Na kanë lajmëruar se është ndezur një banesë, zjarrin e kemi lokalizuar me kohë, shkaqet e shkaktimit të këtij zjarri akoma nuk i dimë, pasoja në njerëz nuk ka e dëmet në materiale janë të konsiderueshme” tha ai.

 

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483