Kombëtare

Digjen 60 ari me pemë të mbjella dhe 60 ari pyll në Kamenicë

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shkaktim i zjarri dhe rrezikut të përgjithshëm ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Komunën e Kamenicës.

Ankuesi mashkull ka raportuar se si pasojë e zjarrit që e kishte ndezur i dyshuari mashkull iu kishin djegur 60 ari me penë te mbjella dhe 60 ari pyll.

Është njoftuar prokurori kujdestar i cili e ka cilësuar rastin, ndërsa lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt. /Kosova.info/