
Legjenda e madhe argjentinase, Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare.
Maradona tash e një kohë është i sëmurë dhe së fundmi pati një intervenim në tru.
Megjithatë, ky operacion u tha se u kalua me sukses, por mediat argjentinas tani raportojnë krejtësisht diçka tjetër.
Sipas mediave argjentinase, Maradona ka vdekur gjatë ditës së sotme (e mërkurë) në moshën 60-vjeçare.
Menjëherë lajmi u konfirmua edhe nga mediat kryesore evropiane si Bild, RTL dhe BBC. Arsyeja e vdekjes së legjendës argjentinas thuhet se është sulm në zemër.
Argentina legend Diego Maradona has died at the age of 60.
One of the greatest to play the beautiful game 🙏 pic.twitter.com/RFPC68H5NX
— ESPN UK (@ESPNUK) November 25, 2020
add a comment