SPORT

Diego Costa drejt Serie-A- Cavani drejt Atletico Madridit

Edison Cavani me shumë gjasa do të largohet nga PSG në fund të sezonit.

Sipas atyre që raportojnë mediat spanjolle, uruguaiani ka arritur marrëveshjen me klubin e Atletico Madrid në Spanjë.

Cavani do të lëvizë si lojtar i lirë gjatë verës dhe tashmë ka arritur akord tre vjeçare me skuadrën nga ‘Wandra Metropolitano’.

Ardhja e tij në Madrid, do të nënkuptojë përfundimisht largimin e Diego Costas.

Mediat italiane pretendojnë se sulmuesi do të vazhdojë karrierën në Serie A, me saktë në fanellën e Romës.

Roma kërkon që të krijojë një dyshe të mirë në sulm, me Diego Costan dhe Edin Dzekon.

Diego Costa tashmë ka provuar Premierligën dhe La Ligan, dhe Serie A, do të ishte një eksperiencë e re për të.