Kosova

“Diaspora flet” në Kuvend

Kuvendi i Kosovës ka hapur dyert për të pritur diasporën në një seancë pune.

Përmes konferencës katërditore “Diaspora Flet”, Kuvendi i Kosovës në bashkëpunim Germin, mundëson që bashkatdhetarët nga vende të ndryshme të botës të debatojnë bashkë me deputetët në sallën plenare për çështje që lidhen me diasporën dhe të drejtat e tyre, por edhe potencialin e pashfrytëzuar profesional dhe intelektual të tyre në krijimin e politikave më të mira për ata dhe vendet e tyre të origjinës.

Kryeparlamentari Kadri Veseli do të moderojë seancën e punës dhe do të bëjë hapjen e saj para se t’ia jap fjalën profesionistëve të fushave të ndryshme të diasporës shqiptare e që vijnë në Kosovë nga shtete të ndryshme të botës, për t’iu dëgjuar zëri rreth temave të ndryshme që lidhen me të drejtat politike, shoqërore e ekonomike.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483