Kosova

“Dhuroni gjak shpëtoni një jetë”

Me moton “Dhuroni gjak shpëtoni një jetë” është zhvilluar aktiviteti vullnetar i dhurimit të gjakut nga nëpunësit civil të ministrive dhe agjencive të cilat ndodhen në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës (ish-Rilindja).

Me iniciativë të Shoqatës Sindikale të Shërbyesve Civil të MPL (SHSSHCMPL) dhe mbështetje të menaxhmentit të Ministrisë së Pushtetit Lokal (MPL) si dhe në koordinim me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut për nder të përvjetorit të 13 të Pavarësisë së Republikës se Kosovës me datën 18.02.2010 u realizua dhurim vullnetar i gjakut.

SHSSHCMPL falënderon 52 nëpunësit civil të ministrive dhe agjencive të cilat ndodhen në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës (ish-Rilindja) të cilët masivishit iu përgjigjën ftesës “Dhuroni gjak shpëtoni një jetë”.

Sindikata e të Shërbyesve Civil të Ministrisë së Pushtetit Lokal uron gjithë nëpunësit civil me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë se Republikës se Kosovës qe përmes profesionalizmin, pavarësinë dhe integritetit, paanësisë politike, transparenca dhe shërbimit ndaj publikut kanë treguar shembullin se si fuqizohet shtetit i se drejtës dhe mekanizmat e tij. /Kosova.info/