Life Style - Funny

Dhurata më e mirë për një fëmijë, të shohë nënën dhe babain që e duan dhe e respektojnë njëri-tjetrin

KUSHDO MUND TË KETË FËMIJË, POR DUHET TË JENI TË VEÇANTË PËR T’U BËRË NJË PRIND I VËRTETË.

E vërteta është se nuk është kaq e vështirë të bësh prind, praktikisht të gjithë mund të zgjedhim të kemi një fëmijë. Por të qenit prind nuk është për të gjithë, ka shumë përgjegjësi për të marrë përsipër. Qëndrimi që kemi ndaj një fëmije mund të ndikojë në jetën e tij përgjithmonë.

1

Të qenit prind shkon më larg se emrin juaj në certifikatën e lindjes, është shumë më tepër se sa të kujdeseni për shtëpinë. Të jesh prind do të thotë të jesh përgjegjës, të jesh i pranishëm, i vetëdijshëm për detyrat dhe rolin që duhet të luajmë në jetën e atij që kemi sjellë në këtë botë. Prindërit shpesh e vendosin marrëdhënien e tyre në vend të dytë për t’u përqendruar te fëmijët e tyre.

Por një studim i ri ka treguar se kur bashkëshortët e duan njëri-tjetrin, fëmijët janë më të lumtur dhe ndërtojnë marrëdhënie të shëndetshme. Për këtë studim, kërkuesit e Universitetit të Miçiganit dhe McGill në Quebec përdorën të dhëna nga familjet në Nepal për të siguruar dëshmi të reja se si dashuria prindërore formon jetën e fëmijëve.

“Në këtë studim, pamë se lidhja emocionale e prindërve me njëri-tjetrin ndikon në edukimin e fëmijëve aq shumë, saqë ajo modelon të ardhmen e fëmijëve të tyre”, thotë bashkautori dhe studiuesi i Institutit UM për Kërkime Sociale William Axinn. Për këtë analizë, janë përdorur të dhëna nga një studim i mëparshëm mbi familjet në Luginën Chitwan, Nepal.

Studiuesit më pas ndoqën fëmijët e këtyre prindërve për 12 vjet, për të dokumentuar edukimin dhe sjelljen e tyre familjare. Studiuesit zbuluan se fëmijët e prindërve që iu përgjigjën pyetjes me “shumë” nuk e lanë shkollën dhe u martuan. “Familja nuk është vetëm një institucion. Nuk është si shkolla apo puna”.

“Ne i përjetojmë emocionet dhe ndjenjat më të vërteta në shtëpinë tonë,” thotë autorja kryesore Sarah Brauner-Otto, drejtore e Qendrës së Universitetit McGill mbi Popullsinë Dinamike. “Demonstrimi dhe sigurimi i provave që dashuria, ky komponent emocional i familjes, ka një ndikim gjithashtu të madh në jetën e fëmijëve, është me të vërtetë e rëndësishme për të kuptuar thellësinë e ndikimit të familjes mbi fëmijët.”

Ambienti në shtëpi i fëmijëve mund të jetë gjithashtu më i shëndetshëm kur prindërit janë në gjendje ta duan njëri-tjetrin. Për më tepër, prekja fizike dhe manifestimet e tjera të dashurisë dhe afeksionit midis bashkëshortëve mund të sjellin shumë përfitime për fëmijët. Përqafimet, puthjet, mbajtja e duarve janë të gjitha gjërat e mrekullueshme që prindërit mund të bëjnë për t’u treguar fëmijëve të tyre se janë të lumtur. U japin atyre ndjenjë sigurie.

Një fëmijë ndihet i dashur kur sheh nënën dhe babin që e duan njëri-tjetrin. Kur sheh prindërit e tij të qeshin së bashku dhe të ndjehen mirë, ai merr një mesazh të qartë: “ne jemi të dashuruar dhe ne jemi një ekip. Ne nuk do të shkojmë askund”.

U jep atyre një pamje pozitive për marrëdhëniet martesore.

Mënyra e të dashuruarit dhe respektimit të prindërve mund t’i mësojë fëmijëve të tyre se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar nga pikëpamja e dashurisë. I bën fëmijët të besojnë se një marrëdhënie është e bërë nga dashuria, mirëkuptimi, ndjeshmëria dhe respekti.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.