Kosova

Dhunohet një vajzë në Rahovec

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i dhunimit seksual ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Rahovec, shkruan Kosova.info.

Viktima e mitur femër ka informuar se ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.