Kosova

Dhunohet një vajzë e mitur në një motel në Kllokot

Policia e Kosovës ka arrestuar pas mesnatës një person nën dyshimet se i njëjti e ka dhunuar një vajzë të mitur në një motel.

I dyshuari dyshohet se e ka dhunuar të miturën në një motel në komunën e Kllokotit.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për këtë rast në raportin 24-orësh.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Kllokot, 27.07.2021 – 01:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare (e mitur) në një motel. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./