Kosova

Dhunohet një e mitur në Prishtinë

Një e mitur nga Prishtina ka raportuar në Polici se është dhunuar.

Rasti dyshohet se ka ndodhur mesditën e së hënës në rrugën “Ulpiana” në Prishtinë.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktimës i janë bërë të gjitha ekzaminimet mjekësore.

“Rr. Ulpianë, Prishtinë 15.02.2021 – 12:30. Viktima femër  kosovar e mitur ka raportuar rastin e dhunimit nga një i dyshuar NN. Viktimës i janë bërë të gjitha ekzaminimet mjekësore”, ka njoftuar Policia.

Po ashtu, është njoftuar prokurori I cili ka udhëzuar që rasti të hetohet.

“Lidhur me këto është njoftuar prokurori i cili udhëzon hetimin e rastit me tutje”, bën të ditur Policia.

Policia e ka iniciuar rastin si “Dhunim”./Express/