SPORT

Dhuna para derbit shqiptar dhe koreografia makabre e tifozëve

Partizani ka fituar derbin e 165-të në histori duke mposhtur Tiranën 2-1, por përpara takimit kanë ndodhur incidente të rënda mes dy tifozërive që degjeneruan në dhunë.

Por edhe fillimi i ndeshjes ishte po aq i rëndë, pasi një parrullë makabre u lejua të qëndrote e varur në stadium për shumë minuta. Tifozëria e Tiranës e kishte ekzagjeruar në maksimum me një koreografi që evekonte urrejtje dhe që kishte nota të theksuara fashiste dhe rraciste, ccka u lejua në mënyrë të pashpjegueshme nga delegati i këtij takimi.

Për këto incidente, kanë reaguar ultrasit e kuq. “Guerrils”, nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, kanë kërkuar të vënë pikat mbi “i” sipas versionit të tyre të ngjarjes

Tifozeria e Partizanit dhe cdo tifoz me mentalitet te mirfillte pa dallim ngjyrash duhet medoemos te distancohet nga makabriteti qe nxit dhune pertej cdo kufiri te imagjinueshem sportiv.

Tashme nuk flitet per mentalitet ultras dhe mentalitet tifozerik por flitet per nje tufe te semuresh mendore qe vetem i shkaktojne deme atmosferes dhe aktivitetit tifozerik ultras ne vend.

Se shpejti, pervec idiotizmave huliganesk qe pretendojne te bejne kundershtaret tane, do behet publik edhe nje gjest me fishekzjarre qe shkon shume larg deri ne rrezikimin fizik te mbi 1500 vetave ne tribune mes tyre femije, te moshuar, e vajza. Per kete gjest organizatoret e tij do mbajne pergjegjesi shume te madhe.

Ne nuk jemi promotore te dhunes e nuk na pelqejne te tilla akte, por kur duhet dime si te reagojme pa perdorur mjete te rrezikshme dhe gure.

Gjithashtu i bejme thirrje medias dhe portaleve serioze te paraqesin me paanesi ngjarjen, pasi nuk mund te krahasoni dhe te ulni ne te njejtin nivel tifozerine e Partizanit qe nuk sulmoi askend me te semure mendore qe percjellin mesazhe dhe veprime qe gjenerojne urrejtje dhe perçarje.

Ultras Guerrils, gjithmone ultras dhe gjithmone ne menyren tone !