Kosova

Më e reja në listën e AAK-së për deputete heq dorë nga kandidimi

19 vjeçarja, Diellza Rexhepi, që është më e reja në moshë në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka hequr dorë nga kandidimi.

Ajo në një prononcim për Klan Kosova  ka thënë se arsyet e tërheqjes nga kjo garë janë personale.

Edhe AAK sikurse partitë tjera publikoi të shtunën më 16 janar listën e kandidatëve për deputetë në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës.

Një prezantim të kandidatëve e posaçërisht atyre si më të rinj në moshë gjatë ditës së sotme ia bëri edhe kreu i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj.

“Më e reja në moshë në listën e kandidatëve të Aleancës, është nëntëmbëdhjetë vjeçarja nga Kopiliqi i Epërm Diellza Rexhepi, bijë e invalidit të luftës Naser Rexhepi. Ajo është laborante e Biologjisë. E përgëzoj për guximin dhe ambicien e saj për të qenë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.